Pas disa ditësh në heshjte deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi i është rikthyer kritikave ndaj kreut të kësaj force Edi Rama. Pas Kongresi vendosi mbajtjen e Referendumit për çështjen e mandatit të kryetarit, Blushi tha se procesi është i trukuar. Sipas Blushit, për këtë arsye kërkuesit e referendumit nuk bëjnë fushatë. Ai tha më tej se pala që është kundër referendumit është përjashtuar nga çdo e drejtë.
“Thelbi debatit në PS ëhstë që nuk është votuar. Ky kongres me imponim i ka hequr PS të drjetën e votës. Pyesni ata që kërkuan referendumin pse nuk bëjën fushatë. Nuk ka referendum ku ai që e kërkon nuk bën as fushatë. Nuk bëjnë fushatë sepse ky ka qenë rezultat i trukuar. Palës që është kundër referendumit nuk i lind asnjë e drejtë. Nuk ka vëhgim të procesit, është totalisht i trukuar”, tha Blushi.
Më tej ai ka hedhur batuta me gazetarët për çështjen e parkut të liqenit kur tha “Skeni ndonjë pyetje tjetër për parkun..skeni?”
Sipas deputetit socialist, debati për parkun tregon degradimin e politikës. Ai tha se ligji duhet të veprojë ndaj deputetit Strazimiri për mbajtjen e armës në protestë.
“Është e papranueshme që një deputet shkon me armë në protestë, e papranueshme dhe shumë e rëndë. Ky deputet nuk ka vrarë vetëm protestën por ka kryer vetëvrasje politike. Ligji duhet të veprojë në këtë rast. Është për të ardhur keq që debati politik degradon për një park lodrash, për disa metra beton. Ky është degradim i sistemit politik në Shqipëri”, vijoi Blushi.