Sonda kineze Chang’e-6 u ul në anën e largët të Hënës, të dielën në orën 6:23 të mëngjesit me orën e Pekinit, duke synuar të mbledhë për herën e pare në historinë njerëzore mostra nga pellgu i Polit të Jugut-Aitken (SPA) brenda dy ditësh, të cilat do të kthehen më pas në Tokë, sipas Administratës Kombëtare të Hapësirës së Kinës (CNSA).
Misioni Chang’e-6 ka bërë përparime teknologjike, duke përfshirë projektimin dhe teknologjinë e kontrollit të orbitës retrogradë hënore. Ai do të vazhdojë të kryejë detyra kyçe të tilla si kampionimi inteligjent i shpejtë nga ana e largët hënore dhe ngritja nga sipërfaqja hënore, tha CNSA.
Sonda e Chang’e-6, e cila është emëruar sipas perëndeshës kineze të hënës, përbëhet nga një satelit, një kthyes, një zbarkues dhe një ngritës. Që nga nisja e tij më 3 maj, ai ka kaluar nëpër faza të ndryshme si transferimi Tokë-Hënë, frenimi afër hënës, orbitimi në Hënë dhe zbritja në ulje. Kombinimi zbarkues-ngritës u nda nga kombinimi satelit-kthyes më 30 maj.
Përveç kësaj, tre ngarkesa ndërkombëtare të instaluara në zbritës – analizuesi i joneve negative të sipërfaqes hënore (DORN) i Agjencisë Hapësinore Evropiane, gjurmuesi i radonit hënor i Agjencisë Hapësinore Franceze dhe një retroreflektor me lazer i Italisë – do të vihen në funksionim.
Ky jo vetëm që është bashkëpunimi i parë midis Francës dhe Kinës në fushën e eksplorimit të hapësirës së thellë dhe të sistemit diellor, por është gjithashtu instrumenti i parë francez që do të shkojë në Hënë, që është tani në Hënë. Deri tani ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë dhe kjo sidomos falë partnerëve tanë kinezë. Ne shpresojmë që ky bashkëpunim tekniko-shkencor do të vazhdojë në të ardhmen, ” tha Pierre-Yves Meslin, kryehulumtuesi i DORN-it i Qendrës Kombëtare për Kërkime Shkencore (CNRS) të Francës.