Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës së djeshme në Himarë.
Biznesmeni Nikollaq Bollano është gjetur i plagosur rëndë në rrugë.
45-vjeçari është gjetur pranë hotelit të tij me dëmtim të rëndë në kokë. Ai është dërguar në spitalin e Vlorës.
Policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Fillimisht dyshohet se Bollano ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës.
“Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, lexohet në njoftimin e policisë.
/a.r