Qeveria shqiptare ka kontraktuar një kompani amerikane të konsulencës si këshilltare për identifikimin e mekanizmave eficientë për të nxitur më tej luftën kundër korrupsionit dhe mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale (IA) për këtë qëllim.
Bëhet fjalë për kompaninë Boston Consulting Group. Në mbledhjen e fundit të këshillit të ministrave kryeministri Rama autorizoi ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe Adea Pirdenin, Ministren për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin të negociojnë drejtpërdrejt me subjektin ndërkombëtar.
Këshilli i ministrave vendosi autorizimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin të negociojnë drejtpërdrejt me subjektin ndërkombëtar BOSTON CONSULTING GROUP(BCG) për ofrimin e shërbimit të konsulencës për identifikimin e mekanizmave eficientë për të nxitur më tej luftën kundër korrupsionit dhe mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale (IA) për këtë qëllim,” thuhet në vendimin e qeverisë.
Në vendim sqarohet se negocimi ka në objekt 3 tri fusha.
E para: Analizë për identifikimin e mekanizmave eficientë dhe dhënien e rekomandimeve për luftën kundër korrupsionit, duke u fokusuar në veçanti në rishikimin e funksioneve dhe organizimit institucional të institucioneve të administratës shtetërore, aspekteve së strukturës të sistemit ministror dhe proceseve vendimmarrëse, me qëllim rritjen e eficiencës dhe eliminimin e hapësirave korruptive.
E dyta: Analizë dhe rekomandime, me qëllim parandalimin e korrupsionit në ofrimin e shërbimeve publike përmes rritjes së eficiencës dhe llogaridhënies
E treta: Analizë dhe rekomandime për mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale në proceset vendimmarrëse dhe atë të ofrimit të shërbimeve, me qëllim eliminimin e hapësirave të mundshme korruptive.
Ministri i Drejtësisë dhe ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin për zbatimin e këtij vendimi, i cili ka hyrë në fuqi që më 31 maj momentin dhe kur është publikuar në Fletore Zyrtare.
Cfarë është Boston Consulting Group
Në wikipedia Boston Consulting Group shhkruhet se është një firmë konsulente globale amerikane për menaxhimin me seli në Boston, Massachusetts dhe e themeluar në vitin 1963.
Ajo është një nga tre kompanitë më të mëdha të konsulencës së menaxhimit në botë për nga të ardhurat së bashku me McKinsey & Company dhe Bain & Company. Që nga viti 2021, konsulenca drejtohet nga ekzekutivi gjerman Christoph Schweizer.
BCG ishte pionieri në strategjinë e biznesit kur u themelua në vitin 1963. Sot, ne punojmë ngushtë me klientët për të përqafuar një qasje transformuese që synon të përfitojë të gjithë palët e interesuara—duke fuqizuar organizatat për t’u rritur, për të ndërtuar avantazhe të qëndrueshme konkurruese dhe për të nxitur ndikim pozitiv shoqëror. Ekipet tona të larmishme globale janë të pasionuara për zhbllokimin e potencialit dhe realizimin e ndryshimeve, duke ofruar zgjidhje të integruara përmes këshillimit të menaxhimit, teknologjisë dhe dizajnit, si dhe sipërmarrjeve të korporatave dhe dixhitale, thuhet në faqen e prezantimit të kësaj kompanie./Shqiptarja.com