Nënkryetari i PD-së, Kreshnik Çollaku, gjatë prezantimit të programit elektoral premtoi se procesi i negociatave me BE-në do të përfundojë në mandatin e parë qeverisës së PD-së, me qëllim anëtarësimin e vendit ne union.
Çollaku shtoi se do të mbështesin pa rezerva Procesin e Berlinit.
“Partia Demokratike angazhohet ne perfundimin brenda mandatit te pare te procesit te negociatave per shumicen e kapitujve me BE,me qellim pergatitjen e vendit per antaresim te plote ne BE brenda vitit 2030.
Partia Demokratike angazhohet per cmontimin e plote tr pengesave drejt integrimit te vendit me BE.
Me mbeshtetjen e drejtesise se pavarur dhe Spak ne luften kunder korrupsionit.
Me goditjen drastike te lidhjeve te politikes me krimin e organizuar permes luftes pa kompromis me grupet kriminale dhe interesat e tyre ekonomike e financiare.
Me garantimin e proceseve zgjedhore te ndershme e te lira. Me garantimin e mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te qytetareve
Partia Demokratike ndjek me vemendje dhe si antare e Nato ndan pergjegjesine e rruges integruese te Ballkanit Perendimor,te paqes sigurise ne rajon.
Partia Demokratike garanton mbeshtetje e angazhim te plote e aktiv ne te gjitha nismat rajonale qe synojne integrimin euroatlantik te rajonit,si dhe mbeshtet totalisht e pa rezerva nisma si Procesi i Berlinit,duke dekurajuar cdo format tjeter me destinacion te paqarte dhe qe rrezikon te devijoje nga parimet e integrimit ne BE.
Partia Demokratike ka si ceshtje prioritare ne politiken e saj te jashtme interesat shqiptare ne rajon”,-është shprehur Çollaku./m.j