Kur jeni e bija e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fëmijëria juaj mund të duket ndryshe nga ajo e moshatarëve tuaj. Por Malia Obama së fundi po tregon se po kalon të njëjtat gjëra si adoleshentët e tjerë.
Këtë javë, ajo u pa e veshur me një fustan Asos në vlerën e 45 dollarëve, ashtu siç vishen shumë shoqe të saj. Prandaj, kjo vajzë ka marrë zemrat e njerëzve.