Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Sipas policisë 60-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektriken, ndërsa ndodhej në banesën e tij, në fshatin Banaj, në Patos.
“Rreth orës 18:30, në spitalin rajonal të Fierit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi I. M., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Banaj, Patos”, njofton policia.
60 vjeçari dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij.
Sakaq grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit./m.j