Në ndryshim nga një pjesë e demokratëve, Myslim Murrizi nuk është kundër që Argita Berisha të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. E ftuar në A2 CNN, në Ditarin e Paradites me Denisa Pashollin, Murrizi tha se askujt nuk duhet t’i mohohet e drejta për të garuar.
“Si çdo shqiptar të aspirojë dhe të merret me politikë, të futet në garëm, nëse votohet do respektohet vota e shumicës, nëse shumica e anëtarësisë së rithemelimit, e para duhet të japë dorëheqjen Berisha, dhe pastaj kur të hapet gara askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për të garuar”, deklaroi Murrizi.
Madje, në këtë garë nuk e përjashtoi as veten.
“Pse jo, pse ca kanë këto që janë ato, që te Paloka, Spaho, Voskhi, mandat me lëpirje as nuk ma ndjen. Këta nuk kanë ardhur me vota
Ndalur te superkomisioni anti-korrupsion i miratuar nga mazhoranca socialiste, Murrizi u shpreh se është një shashkë për fushatë elektorale.
“Një shashkë, çdo komision i përkohshëm nuk është superkomision. Është kot, Rama ka shpikur një rotoshe për fushatën e 2025. Përgjigjen më të mirë ia ka dhënë Altin Dumani, atë që zgjodhën me zor Yuri Kim. Nuk e lejnë që të kontrolloj drejtësinë ato që kanë kontribuar për Reformën në Drejtësi”, tha Rama.
Ndërkohë, konfirmoi se do të jetë kandidat për deputet në 2025.
/a.r