Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi ka gjasa që të mblidhet nesër e mazhoranca me opozitën shqiptare të nisin sërish negociatat për këtë reformë e cila u fut në ngërç disa ditë më parë.
Anëtari socialist i komisionit, deputeti Ulsi Manja tha për Report Tv se bashkëkryetarët e Fatmir Xhafa dhe Eduard Halimi janë në bisedime.
“Besoj se nesër do të ketë zhvillime pozitive. Nëse do të ketë vullnet politik nga opozita, unë jam i bindur se s’ka asnjë arsye që drafti të vonohet e të mos i drejtohet seancës për tu votuar“, u shpreh Manja.
Sipas tij, drafti për reformën në drejtësi është gati dhe se duhet të votohet në Kuvend javën e parë të muajit Prill.