2 stjuardesa kanë paditur një lojtar të NFL-së me pretendimin se ai i ka sulmuar seksualisht gjatë një fluturimi me avion për në Londër vitin e shkuar.
Stjuardesat ngritën padi kundër Brandon McManus, i cili ishte sulmues i “Jacksonville Jaguar” në periudhën e incidenteve të supozuara. Nga ana tjetër, McManus i ka mohuar akuzat.
Një nga stjuardesat pretendoi se McManus u përpoq ta puthte, ndërsa ajo ishte ulur gjatë një periudhe turbulence. Ata kërkojnë dëmshpërblim më shumë se 1 milion Dollarë.
Në një deklaratë për BBC, avokati i McManus, Brett Gallaway i quajti akuzat absolutisht fiktive dhe dukshëm të rreme dhe pretendoi se ato ishin bërë për të hedhur baltë mbi një lojtar të talentuar dhe të respektuar të NFL.
McManus dhe pjesa tjetër e ekipit të tij ishin në një fluturim nga Jacksonville i Floridas për në Londër për të marrë pjesë në një ndeshje kur ndodhën incidentet e supozuara.
McManus nuk luan më për Jaguarët. Më 14 Mars ai nënshkroi një marrëveshje prej 3.6 milionë Dollarësh me “Komandantët” e Uashingtonit.
/a.r