Të gjithëve u bëri përshtypje dalja e Heidit mbrëmjen e djeshme në ‘after party’-n e “Big Brother VIP Albania” dhe syzet që ajo nuk i hoqi asnjëherë gjatë darkës. E pyetur për këtë arsye, ajo tha se kishte probleme me sytë dhe ky ka qenë shkaku pse nuk ka dalë me një deklaratë në profilet e saj sociale, pas daljes nga shtëpia.
Sot, në një video përshëndetëse me fansat e saj, Heidi zbulon edhe arsyen pse ka qenë larg fansave këto tri ditë, por edhe pse ka qenë gjithë kohën me syze në mbrëmjen e djeshme të “Big Brother VIP”.
“E para, doja t’ju falënderoja të gjithëve për suportin. E vlerësoj shumë, shumë. Më vjen keq që nuk kam postuar më parë, por këto ditë kam pasur ca probleme shëndetësore me sytë dhe kjo është arsyeja që mbaj syze dhe kam mbajtur syze edhe në party-n dje. i kam pak të rënduar, mund të jetë ndonjë infeksion, nga stresi, nuk e di…” – thotë Heidi duke treguar edhe sytë e skuqur.
Më pas ajo shton se shumë shpejt do të jetë më e pranishme për të komunikuar me fansat.
“Do kthehem së shpejti. Doja t’ju falënderoj. Ju dua shumë. “Zhdukja” ime është vetëm shëndetësore. Sa të marr veten, do jem shumë më prezente. Ju puth fort, faleminderit për të gjitha. E vlerësoj shumë, shumë, shumë…”/m.j