Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi komentoi projektrezolutën e PS për luftën ndaj korrupsionit.
Gjatë intervistës në “Tirana Live” në ABC News, Shehi tha se opozita nuk ka ofruar alternativë apo lidership, ndërsa për korrupsionin tha se duhet ta luftojnë të gjithë.
“Rezoluta mu duk një fletërrufe kundër korrupsionit. Ne nuk e votuam. Kjo qeveri ka 12 vite që është në pushtet, u kujtua tani. Korrupsionin mund ta bëjë dhe vetë.
Kam dyshimin që nuk do ishte punë e mirë, kështu që më mirë që nuk u votua nga opozita. Na bien një letër dhe thonë ‘votojeni ju dhe do luftohet korrupsioni.
Opozita bëri rolin e vetë i tha qeverisë që ‘të korruptuarit jeni dhe s’ka nevojë për letra’. Opozita mund të mos ketë ofruar alternativë, lidership, këto janë defekte të opozitës, por luftë ndaj korrupsionit ka bërë”, tha ai.
Sakaq ai thekoi se është përfaqësues i LZHK-së dhe jo i ‘rrugës së Shpresës’ që lidhet me protestat poshtë ballkonit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Të korruptuarit nuk i ka zbuluar qeveria, por drejtësia. Qeveria ka linjën e vetë, drejtësia duhet lënë e qetë. Çfarë do bëjë ky komisionin dhe pse duhet komision mbi komision? S’kemi nevojë për këto letra, vetëm nëse brenda saj ka ide djallëzore.
Parlamenti është më vete nuk bëhet lëmsh kjo. Ky sistem i drejtësisë duhet të jetë i pavarur. “, përfundoi Shehi./m.j
E kur e ka përfaqësuar ky rrugën e shpresës ? Ky tipi qejf mbetës që në 1994 se deshte tparëllek në PD- ke. Vodhi një LZHK për të qenë kundër PD-së,çuditërisht në parlament vetëm nën hijen e PD-së. E çfarë pret prej tij ?!?!?