Aktori Julian Deda ka reaguar për herë të parë përfundimit të “Big Brother VIP3”.
Finalisti, i cili u përball kokë më kokë me Eglën, falënderoi të gjithë mbështetësit, për suportin gjatë rrugëtimit të tij.
Deda bëri një sqarim në lidhje me lojën e tij brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Normalisht aty njëri nga ne do të fitonte. Unë të them të drejtën jam munduar të tregohem me sa më shumë ngjyra dhe emocion, nganjëherë me sa më shumë kalkulime dhe lojë. Por jam munduar të jem i matur edhe pse nganjëherë na ka rrëshqitur edhe këmba.
Ajo që ma ka bërë më të lehtë këtë rrugëtim është mbështetja juaj, e secilit prej jush. Është një mbështetje organike, e dashur. Pa shumë lutje, që aman më mbështesni, ka qenë dashamirëse nga ju. Për këtë doja të ju falënderoja pafund”, tha Juli në postimin e tij në Instagram.
View this post on Instagram