Me opozitën në sfond, që i binte tavolinave, kryeministri Edi Rama nga Foltorja e Kuvendit, i ftoi që të votonin draftin e rezolutës anti-korrupsion, duke thënë se është e domosdoshme për të mbështetur anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Ai ka pasur një mesazh mjaft të qartë për opozitën e pranishme në Kuvend, që të votojnë draftin dhe të mos bojkotojnë nesër komisionin që do ngrihet menjëherë.
“Ashtu sic nuk u ndal reforma në drejtësi, as kjo nismë e re nuk ndalet, prandaj them votojeni sot dhe po nuk e gjetët këtë forcë, mos e bojkotoni nesër komisionin e posacëm parlamentar, sa herë që ju kam thënë në këtë sallë, 10 vjet e kusur, mos e bëni këtë, mos bëni atë, këtë bëjeni, shikoni bëjeni këtë, ka dalë siç ju kam thënë jo siç keni bërë apo nuk keni bërë ju, dhe e dini pse jo se jam më i zgjuar apo më i zoti se ju, or sepse ju nuk keni dashur ta mësoni se vendimmarrjet me shikimin deri të hunda jote, rrugën që duket shumë e shkurtër ta bëjnë pafundësisht të gjatë dhe prandaj ne jemi këtu dhe ju aty, shëndet me mënd në kokë, se keni shumë akoma për të parë”, tha Rama.
/a.r