Ka startuar finalja e madhe e “Final Four” mes Partizanit dhe Egnatias.
Kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit dhe sigurisht ka pasur një interesim të madh nga të gjithë.
Këtu bëhet fjalë edhe për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo. Ai është duke e ndjekur sfidën nga tribuna së bashku me drejtorin teknik të FSHF-së, Fluvio Pea. Gjithashtu braziliani është parë edhe duke u takuar me presidentin e Federatës, Armand Duka.