Kryeministri i Koresë së Jugut, Hwang Kyo-ahn i dha dorën një roboti pjesëmarrës në konkursin ndërkombëtar ”Imagine Cup 2016”, njoftoi agjencia zyrtare koreanojugore e lajmeve, Yonhap.
”Kryeministri Hwang Kyo-ahn ishte i pranishëm në përzgjedhjen finale në konkursin ndërkombëtar ‘Imagine Cup 2016’ dhe i dha dorën një roboti”, tha kjo agjenci.
Ky konkurs u zhvillua në Universitetin e Seulit më 25 mars.
”Imagine Cup” është një konkurs i përvitshëm i sponsorizuar dhe i mikpritur nga ”Microsoft Corp.” që promovon IT-të e rinj nga e gjithë bota.