Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e radhës për lirim nga burgu të ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka.
Këtë herë, ish-zyrtari ilartë i izoluar në qeli prej dhjetorit 2022, fillimisht për inceneratorin eElbasanit e më pas edhe për atë të Fierit, kërkoi të thyente masën e tretë tësiurisë “arrest në burg”, caktuar ndaj tij për çështjen e inceneratorit tëTiranës.
Një Kolegj Penal i Gjykatës së lartë vendosi nuk pranoi rekursin e bërënga ish-ministri, i akuzuar për “shpërdorim të detyrës”, duke lënë tëpandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” dhënë nga Shkalla e Parë dhe Apelii Posaçëm.
Të njëjtën masë sigurie, Gjykata e Lartë la në fuqi edhe përTaulant Tushen, drejtorin e drejtorisë së punëve publike në Bashkine e Tiranesdhe Namik Simixhiun, ish anetarin ikomisionit për dhënien e koncesionit.
Ndërsa për të dyshuarit Alba Thoma, PëllumbaAbeshi, Silena Tola e Sidita Kopliku Gjykata e Lartë konfirmoi masën e “arrestitnë shtëpi”. Aktualisht mbi ish-ministorin Lefter Koka rëndojnë tremasa sigurie “arrest në burg” dhe du vendime fajësie.
Në përfundim të gjykimittë dosjes së inceneratorit të Fierit, Koka u fajësua për “korrupsion” dhe “pastrimtë parave” dhe u dënua me 6 vjet e 8 muaj burg, ndësa në çështjen einceneratorit të Elbasanit 5 vjet e 8 muaj burg.
Të dy vendimet janë ankimuarprej tij dhe presin gjykimin në Apelin e Posaçëm. Në vijimësi Koka ka kërkuar zbutje të masës sësigurisë, në të tre shkallët e gjykimit, duke paraqitur edhe raporte mjekësorepër probleme të rënda shëndetësore, por në asjë rast nuk ka bindur gjykatën, talirojë nga “arresti në burg”./a.m.