Eurokomisioneri Johanes Hahn do të vizitojë Shqipërinë dhe një ditë përpara kësaj është zbardhur edhe axhenda e takimeve që ai do të realizojë.
Vizita e tij në Tiranë vjen për t’iu bashkuar Tryezës së Dialogut të Nivelit të Lartë.
Në orën 11:00 do të nisë punimet tryeza e dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE që do të bashkëdrejtohet nga Johannes Hahn dhe Kryeministri Edi Rama.
Në orën 14:30 do të mblidhet Këshili i Kombëtar i Integrimit që do të drejtohet nga Majlinda Bregu, në të cilin pritet që të flasë edhe Eurokomisioneri Johanes Hahn.
Në këtë takim do të jenë të pranishëm të gjithë kryetarët e komisioneve dhe grupeve parlamentare.