Biznesmeni Gencian Subashi është dënuar me 6 vjet burg. Ai u arrestua gati një vit më parë nga Karabinierët gjatë një operacioni antidrogë.
Së bashku me të afërmin e tij Subashi transportoi me furgon 17 kilogramë e gjysmë kokainë. Droga e sekuestruar do të ndahej në 79 mijë doza.
Arrestimi u bë gjatë një shërbimi kontrolli të shënjestruar nga një patrullë e Karabinierëve nga stacioni Borgo Grappa. Të dy personat, të cilët ndodheshin prej disa vitesh në Latina, u ndaluan dhe iu gjet një sasi e madhe droge. Kushëriri, i cili kishte ndjekur një proces tjetër gjyqi, tashmë ka rënë dakord për një dënim me katër vjet.
/a.r