Trupat e tre pengjeve të tjerë izraelitë janë nxjerrë nga Gaza. Lajmin e konfirmuan Forcat Izraelit të Mbrojtjes.
Ata janë identifikuar si Hanan Yablonka, Michel Nisenbaum dhe Orion Hernandez.
IDF tha se trupat e tre burrave u gjetën në qytetit verior të Jabalias gjatë natës në një operacion të përbashkët me agjencinë e brendshme të inteligjencës izraelite.
Tre trupat u gjetën një javë pas rikuperimit të trupave të tre pengjeve të tjerë izraelitë nga Gaza.
Ata ishin në mesin e 252 personave që u kapën kur persona të armatosur të Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë rreth 1 200 njerëz. Ndërkohë, sipas Izraelit, fati i 130 të tjerëve nuk dihet ende.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkroi në një postim në “X”: “Ne e kemi detyrë kombëtare dhe morale të bëjmë gjithçka që mundemi për të kthyer pengjet tanë, të gjallët dhe të vdekurit, dhe kjo është ajo që ne po bëjmë.”
/a.r