Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar certifikatën e banesës në Himarë vajzës së shkrimtarit Petro Marko.
Ajo është shprehur se i ati Petro Marko nuk do të hyjë dot në banesë, por se kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë aty.
Vajza e shkrimtarit u shpreh se do mundohet ta kthejë në muze.
Aranita Marko: Është hera e parë që takohemi, ju faleminderit. Më keni kthyer shumë dinjitetin familjes së Petro Marko, jo vetëm me këto, por me çfarë keni bërë. U jam mirënjohëse. Babai im Petro Marko nuk do të hyjë në shtëpinë e tij, por kujtimi i tij, shpirti i tij dhe jeta e tij do të jenë gjithmonë aty. Unë do mundohem që atë dhomë, ta kthej në një muze që të jetë gjithmonë prezent.
/a.r