Ndonse duket si mjaft ironike, deri dhe qesharake, por që në fakt është një dukuri shumë shqetësuese, është argumenti se në krye të veprime të dhunshme të PD-së në Kuvend dhe në protesta, qëndrojnë persona, të cilët ndër vite kanë pasur përgjegjësinë ligjore për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike. Ndër emrat e kallëzuar penalisht nga Policia e Shtetit, bie në sy fakti se disa prej deputetëve të saj kanë qenë ose Ministra Rendi, ose zv/ministra të Rendit. Dhuna e përdorur si mjet prej tyre, sidomos në drejtim të forcave të rendit, shpreh qartazi se ata jo vetëm s’kanë pasur respekt asnjëherë për ligjin dhe uniformën e policisë, por e kanë drejtuar atë institucion si çiflig personal që mund të bënin gjithshka “pa iu futur gjemb në këmbë”.
Mjafton të rendisësh emrat e funksionarëve të PD-së që kanë drejtuar Ministrinë e Rendit gjatë qeverisjes së PD-së dhe që sot janë në vijën e parë të dhunës kundër forcave të rendit, duke pasur edhe mandate deputeti, për të kuptuar vërtetë se mjerë në dorë të kujt ka qenë ruajtja e rendit dhe e qetësis publike në vend.
Flamur Noka, ish Ministër Rendi, deputet i PD-së
Gent Strazimiri, ish- zv-ministër i Rendit, deputet i PD-së
Arben Ristani, ish zv-ministër i Rendit, deputet i PD-së