Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka thënë se nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare nga klubi spanjoll, Atletico Madrid. Hysaj 22-vjeçar ka thënë se është i fokusuar te skuadra e tij Napoli, përcjell Koha Ditore.
“Nuk ka asgjë zyrtare. Kam dëgjuar shumë thashetheme, por nuk ka asnjë ofertë. Për momentin jam fokusuar vetëm te Napoli dhe në ekipin kombëtar.
Gjëja më e rëndësishme për mua është që të jem 100 për qind i fokusuar në lojë dhe të përmirësoj performancën time”, ka thënë Hysaj, përcjell “football-italia.net”. Hysaj me Napolin ka kontratë deri në vitin 2020.