Ibrahim Samaha, personi i identifikuar si rrëmbyesi i aeroplanit të EgyptAir, ka deklaruar për televizionin BBC News se nuk është ai personi që akuzohet në media.
Profesori i veterinarisë në Universitetin e Aleksandrisë thotë se ka qenë në aeroplan si pasagjer dhe tani është bashkë me të gjithë pasagjerët e tjerë.
Pasagjerët bënë të ditur se fillimisht nuk ishin të vetëdijshëm për rrëmbimin, deri në momentin kur vunë re se avioni po ngrihej në vend që të ulej në Kairo. Fluturimi nga Aleksandria në kryeqytetin egjiptian zgjat vetëm 28 minuta.
Ministri i Aviacionit Civil Egjiptian, Sherif Fathy, ka bërë të ditur se pengjet në avion janë shtatë.
Ata janë kapiteni, bashkë-piloti, një anëtare femër e ekuipazhit, një oficer sigurie dhe tre pasagjerë.
Fathy nuk e bëri të ditur identitetin e pasagjerëve dhe të rrëmbyesit.