Kina ka nisur dy ditë stërvitje ushtarake rreth Tajvanit si ‘ndëshkim’ për ‘aktet separatiste’ të ishullit të vetëqeverisur. Stërvitjet vijnë tre ditë pas inaugurimit të Presidentit William Lai, i cili është quajtur një “ngatërrestar i rrezikshëm” nga Pekini.
Kina e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të jetë nën kontrollin e Pekinit, por ishulli e sheh veten si të veçantë.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit i ka quajtur stërvitjet kineze si “provokime të paarsyeshme”.
Kina ka përsëritur vazhdimisht rrethimin e Tajvanit me avionë luftarakë dhe anije të marinës gjatë vitit të kaluar. Taipei raportoi një rritje të inkursioneve në ujërat dhe hapësirën ajrore tajvaneze në prag të inaugurimit të Lai.
/a.r