Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar foto nga takimet në selinë e PD ku po diskutohet programi që sipas tij do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Sipas Bashës, në vitet e fundit, pasuritë e vendit i kontrollon vetëm një pakicë njerëzish.
“Ditë intensive takimesh e diskutimesh për programin e Partia Demokratike. Shqipëria e ka të gjithë potencialin për t’u bërë një vend i zhvilluar.
Sot pasuritë e këtij vendi, paratë e shqiptarëve, fatet e tij i kontrollon një pakicë absolute. Me programin tonë ne do t’i kthejmë pasuritë e vendit në mundësi, që çdo shqiptar ta ndërtojë jetën dhe të ardhmen në Shqipëri”, shkruan Basha.
/a.r