Një sulm vetëvrasës në Bagdad ka lënë të vrarë tre vetë dhe 20 të tjerë të plagosur. Policia thotë se shpërthimi ndodhi sot, në afërsi të sheshit Tayaran, rreth një kilometër nga një vend ku po mbahej një protestë e përkrahësve të klerikut shiit, Moqtada al-Sadr, me kërkesën për reforma politike.
Asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër sulmin, por të gjitha sulmet vetëvrasëse të këtij viti në Irak janë kryer nga Shteti Islamik. Ky grup militant sunit kontrollon pjesë në veri dhe perëndim të Irakut.