Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani thotë se është i pandikuar politikisht në asnjë prej çështjeve hetimore që ai ka si prokuror apo në rolin e tij si drejtues i Prokurorisë së Posaçme.
I pyetur nga deputeti i PD Flamur Noka në Komisionin e Ligjeve përse ka referim të ulët të dosjeve për korrupsion për vitin 2023 në krahasim me vitin 2008 dhe nëse ka ndërhyrje në punën e tij, Altin Dumani theksoi se në detyrën e tij është i pandikuar nga askush.
Altin Dumani: M’u referove dhe punën që kam bërë kur kam qenë drejtues i Task-Forcës. Po, dhe atëherë ka patur rezultate shumë të mira. Unë kam qenë drejtues, kam patur ekip prokurorësh dhe hetues me të cilët kam punuar, por ju garantoj që unë ai i njëri ngelem që isha dhe në 2008 deri në 2010. Nuk kam ndryshuar. Mua nuk më rriten veshët as kur më lavdërojnë, as kur më shajnë. Kush më njeh e disa shumë mirë se çfarë përfaqësoj dhe e kanë parë angazhimin tim si prokuror. Unë i njëjtin ngelem. Dhe sot në këtë detyrë që ndodhem shumë i nderuar përpiqem të bëj më të mirën.
Unë jam një drejtues i prokurorisë. Puna dhe meritat apo dhe kritikat ju takojnë gjithë prokurorëve, gjithë hetuesve, gjithë stafit administrativ. A jemi ne për t’u kritikuar? Patjetër që jemi për t’u kritikuar. Por duhet edhe kur ka vend për t’u vlerësuar, duhet vlerësuar. Çfarë bëjmë ne në fund të ditës, se po e thjeshtoj gjënë? Ngremë akuza, fusim njerëz në burg. Kënaqësi është për ne? Kurrë s’është kënaqësi. Është pjesë e detyrës tonë institucionale, ligjore, kushtetuese që kemi marrë përsipër ta bëjmë. Por nuk është ndonjë kënaqësi, ta garantoj. Se edhe ne nuk flemë të qetë me dilemat tona vërtetë kemi marrë një vendim të drejtë apo jo.
Për vitin 2023, SPAK ka nisur 178 procedime penale për korrupsion, për 160 prej të cilave kanë përfunduar hetimet./m.j
Ti Z Dumani je qelibare i paster si Diamanti,nuke je si kta hajdutet qe te bejne pyetje pa pergjgjeqsi.Kane mesuar nga 2 monstrat,ai i vicidolit e ai i cepanit,bashke me ktate dy,edhe k/hajduti i shqiptarve edvin karapushti. Kta jane te mbytur deri ne fyte,prandaj ne jane halle nga pislliqet e krimet e pa fundme qe kane kryer.