Deputeti Erjon Braçe i është referuar deklaratës së disa ditëve më parë të Ambasadorit Lu, kur ai fliste për nevojën e arrestimit të Al Kaponeve në vend, duke theksuar se njëri prej tyre është dhe deputeti demokrat Gent Strazimiri.
Përmes një statusi në rrjetin e tij social, socialisti kërkon arrestimin e Strazimirit, i cili mbante një pistoletë ditën e djeshme në protestën e opozitës në Parkun e Liqenit.
“A kishte këtë imazh Al Kapone i vërtetë?!
Standardi i dyfishtë me ‘të paprekshmit e ish qeverisë Berisha’ duhet të marrë fund menjëherë!
Për kobure ka burg, thuhet në ligj!
Lulzim Basha kërkon nga prokurori ndëshkim të ‘dhunës’?!
Pa diskutim!
Prokurori ta nisë me deputetin me kobure pa leje në brez!
Ja ku e ka”, – shkruan Braçe.