Është shtyrë seance gjyqësore e gjyqit të nisur mes Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Shkak për këtë është bërë mosparaqitja e palës kundërshtare të Beqajt, ku ky i fundit ka thënë se Basha po kërkon të fshihet pas procedurave, siç ka bërë edhe në procese të tjera gjyqësore.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj bëri një padi për shpifje ndaj kryedemokratit Basha, pas disa akuzave që ky i fundit i bëri atij për tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë. Vetëm pak kohë më parë, padia e parë për fyerje e Ministrit të Shëndetësisë ndaj kreut të opozitës u pushua nga gjykata, me argumentin se ministri ishte paraqitur dy herë me vonesë në sallën e gjyqit.