Në komisionin e Ligjeve, po raporton Avokatja e Popullit Erinda Ballanca. Balanca ngriti shqetësimin për situatën në burgje dhe mbipopullimin. Po ashtu Ballanca tha se problem është edhe ushqimi në burgje, ndërsa mori si shëmbull të dënuarit në 41 Bis.
Ballanca tha se ato kanë humbur brenda dy muajve nga 10 kg ose më shumë.
‘Kushtet e jetesës për shkak të mbipopullimit është i vetmi sektor që ka mbipopullim skandaloz. Personat të cilët duhet të shërohen jo vetëm si shërojmë dot por i mbajmë në kushte të rënda. Duket larg data kur të kemi një adresim thelbësor të kësaj problematike. Ka pamjaftueshmëri për të burgosurit. Dhe ku duket pamjaftueshmëri është në sistemin 41 bis.
Në ’41 bis’ është e ndaluar futja e ujit dhe ushqimeve. Lehtësisht u provua se ranë në peshë dhe humbën brenda 2 muajve vërtetë nga 10 kg dhe apo më shumë. Nëse nuk ndihmohen nga familjarët me ushqime është pamundur për sistemi penitenciare. Kjo krijon problematike. Kemi kërkuar që të përmirësohen kushtet.’- tha Ballanca.
Ballanca tha se Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për frymë banori. Sipas Ballancës, problem mbetet fakti që në vendin tonë jepet në shumë raste masa më e ashpër e sigurisë, ajo e arrestit me burg.
‘Në Shqipëri ka numër të lartë të të paraburgosurve. Kemi numër tmerrësisht të lartë të paraburgimit. Këshilli i Europës thekson se personat që janë dënuar me burg përjetë nuk kanë shpresë që nëse sillen mirë, do të mund të dalin ndonjë ditë nga burgu. Çështjet e të drejtave të njeriut duhet të avancojnë në Shqipëri.
Gjithmonë ka vend për përmirësim në lidhje me cilësinë dhe garantimin e kushteve brenda sistemit penicitar. Ne kemi patur një problematikë në paraburgim. Mbipopullimi sot është vetëm në paraburgim. Numri ka kaluar 60% të popullatës së burgjeve që janë të paraburgosur. Ka një problem që takimet me familjarët në paraburgim jepen vetëm me lejen e prokurorit. Në rekomandimet që kemi kryer është që vijon të jetë problematike shpërndarja e burgjeve. Në burgjet me të këqija infrastrukturore, Tepelena psh, kemi mbipopullim. Sepse edhe për shkak të hartës gjyqësore personat do t’i mbash atje, nuk i dërgon në vend tjetër edhe për shkak të hartës gjyqësore. Pastaj, të burgosurit duan të rrinë afër familjeve të tyre për ushqime, për marrjen e asistimeve. Të gjitha çështjet ne i kemi në vëmendje, ne i kemi gjetur edhe vetë si institucion, i kemi trajtuar, pranohet në raportin e CPT puna e mirë që është bërë.’- u shpreh Ballanca./m.j