Në Evropë aronia ka ardhur nga pjesa lindore e Amerikës Veriore. Spekulohet që e kanë njohur indianët e atjeshëm, të cilët kanë tharë frutat e saj dhe i kanë përdorur për pogaçe të dimrit.
Megjithatë, është evidente që kjo bimë në fillim është kultivuar vetëm për shkak të aspektit të vet dekorues, për çka në vitin 1972 aronia me fryt të zi ka marrë shpërblimin e Shoqatës mbretërore të kopshtarisë në Angli.
Dhe derisa sot aronia është lloj peme e njohur dhe pranuar mirë në zona të caktuara të Kanadasë dhe në pjesën lindore të SHBA-së deri në Floridë, në kohërat e reja vetëm tani janë duke u ngritur plantacione në zonën e Ukrainës, Çekisë, Bullgarisë, Gjermanisë dhe Skandinavisë, transmeton Koha.net.
Me fjalë tjera, për shkak të rezistencës së vet ndaj acarit, aronia është përhapur deri në Rusi, Finlandë dhe Suedi. Dhe për të mos pasur konfuzion, aronia është fruti i ri, i cili është bërë pjesë e ushqimit të shëndetshëm të kategorisë së parë në ditët e sotme.
Aronia paraqet shkurren e tetorit e lartë 1.5-3.0 metra, të cilën e karakterizon rritja e bujshme. Megjithatë, me regjimin e rregullt dhe të duhur aronian mund ta karakterizojmë si një dru më të vogël. Karakterizohet me gjethet ovale, me ngjyrë të gjelbër të mbyllët, gjatësia e të cilave është 8 cm, ndërsa gjerësia 5 cm.
Gjethet janë në veçanti të bukur gjatë vjeshtës, kur marrin ngjyrë pak më të ndryshme dhe thjesht shkëlqejnë me ngjyrën e vet jashtëzakonisht të kuqe.
Megjithatë, në këtë bimë më shumë bien në sy dhe lënë mbresa lulet e saj shumë të bukura të bardha, madhështia e të cilave vjen në shprehje gjatë muajit të majit, kur aronia edhe lulëzon. Megjithatë, edhe pse lulet e saj zgjasin vetëm 5-6 ditë, për shkak të madhështisë së tyre hyn në kategorinë e luleve më të bukura të bimëve të mbuluara me shkurre.
Fundja, për të gjitha këto aronia fillimisht është njohur edhe si bimë me veçori estetiko-dekorative. Ndërsa frutat e saj piqen relativisht shpejt (për 80 ditë), kur nga e kuqja në fund të gushtit marrin ngjyrë vjollcë-të zezë. Frutat piqen në kalaveshë, nuk shpërndahen dhe kanë shije shumë të mirë.
Fryti është kokrra me diametër 1,5 cm dhe peshë 1-1.5 gram. Me fjalë tjera, aronia klasifikohet në grupin e frutave malore te cilat karakterizohen me rendimente të rregullta dhe stabile. Bima është e vetërigjenerueshme, çel tre vjet pas mbjelljes, sjell rendiment prej 10-15 kg për një shkurre, ashtu që produktiviteti i saj zgjat diç më shumë se 20 vjet.
Përdorimi i frutave të kësaj bime është i shumëfishtë. Janë të njohura efektet e shumta shëruese ë frutave të pjekura të cilat përveç ngjyrës natyrale – antocianinës, përmbajnë edhe vitamina A, B, C dhe minerale që janë të dobishme për qarkullimin e gjakut, të cilat e balancojnë tensionin e gjakut, shërojnë problemet e mëlçisë dhe stomakut, të thatin, migrenën, sëmundjen e sheqerit, arterosklerozën dhe shumë sëmundje tjera.
Dhe që aronia është ilaç i vlefshëm natyror, këtë më së shumti e vërteton e dhëna që përdorimi i frutave shërues të saj ndihmon në shërimin e tumoreve dhe marramendjes për shkak të sëmundjes së veshit të brendshëm, transmeton Koha.net.
Është interesante që frutat e saj janë përdorur në mënyrë masive pas katastrofës në Çernobil. Atëherë shumë ushtarë të rekrutuar dhe profesional me ndërrimet e shkurta prej tre minutash sipas urdhrit ultimativ është dashur që me lopatat me duart e tyre të mbledhin, mbulojnë dhe sanojnë mbetjet e liruara radioaktive, me ç’rast kanë qenë të ekspozuar ndaj rrezatimit të lartë.
Për të lehtësuar problemet shëndetësore të personave të rrezatuar, mjekët kanë përdorur, as më pak e as më shumë frutat e aronias. Përveç kësaj, mjekët rus në mes viteve të 1980-ta kane qenë shumë mirë të njohur me efektet e aronias. Madje në qytetin Biysk që në vitin 1966 është ndërtuar fabrika në të cilën nga frutat e aronias janë prodhuar tabletat e vitaminave.
Të theksojmë edhe që aronia në mënyrë fantastike i duron të gjitha kushtet e kultivimit. Kështu në mënyrë njëlloj të suksesshme rritet në zonat kontinentale, sikurse edhe në ato mesdhetare. Njëjtë i përgjigjet dheu i thartë ose i njelmët, por relativisht thjesht kultivohet edhe në llojet e varfra, gurore dhe më pak kualitative të tokës.
Është e dukshme që kjo bimë nuk kërkon kujdes të veçantë, çka në veçanti ka të bëjë me mbrojtjen e saj. Kështu, atë nuk e sulmojnë dëmtuesit, dhe nuk ka as sëmundje të theksuar dhe pa problem mund të rritet pa përdorimin e pesticideve.
Në plantacion mbillet në hapësirën 3 x 2 metra, duke dhënë rendimente jashtëzakonisht të larta. Ndërsa nga frutat e saj mund të krijoni lëngje, komposto, marmelata, xhem. Kjo nuk do të thotë që nuk mund t’i konsumoni të freskëta, ashtu që tepricat gjithmonë mund t’i thani ose ngrini.