Miss Universe Albania 2018, Trejsi Sejdini është një emër i lakuar gjatë në median rozë, për shkak dhe zërave që flasin për marrëdhënien e saj me një prej kokave të bandave, Leonard Dukës.
E teksa pak ditë më parë SPAK zhvilloi një tjetër operacion që goditi 7 grupet kriminale, në përgjimet që SPAK ka mes grupeve kriminale ka dalë edhe emri i Trejsit.
Leonard Duka i ka lënë porosi një prej ushtarëve të tij që t’i nisnin Trejsit 500 dollarë, teksa ndodhej në Nju Jork. Madje i ka kërkuar që paratë të futen në llogarinë e mikut të modeles, fotografit Klevin Halili, si duket për mos lënë gjurmë.
Po ashtu në dosje zbulohet edhe një udhëtim që bukuroshja ka pasur me Dukën më 10 shkurt të 2019.
Pjesë nga dosja:
81 I. Me date 10.07.2020 Leonard Duka komunikon me Drianto Bardhi te cilit i referohet me pseudonimin “bace”, i jep porosi qe te shkoj ne Eestern Union dhe t’i nis 500$ Trejsi Sejdini ne Nee York. Ne vazhdimesi Leonardi i shkruan qe parate t’i nise ne emrin e Klevin Halili. Drianto i dergon fotografi te dergeses qe ka kryer, ku dallohet emri i derguesit Drianto Bardhi dhe prites shtetasi Klevin Halili.
Referuar verifikimeve te kryera ne sistemin TIMS per shtetasen Trejsi Sejdini ka rezultuar qe kjo shtetase me date 10.02.2019 ka udhetuar bashke me shtetasin Leonard Duka me automjetin me targa AA843VU duke kaluar ne piken e kalimit kufitar Morine.
Nga ana e Prokurorise se Posaçme u kerkua ne burimet e hapura per shtetasen Trejsi Sejdini dhe shfaqen artikuj mediatik ne lidhje me faktin qe kjo shtetase eshte lidhje e shtetasit Leonard Duka.
Trejsi Sejdini është një nga modelet shqiptare që i është lakuar shumë herë emri për lidhjen me Leonard Dukën, në momentin që ky i fundit është shpallur në kërkim si njeriu që ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Trejsi Sejdinit i është sekuestruar dhe një automjet në atë kohë, që sot është vënë në dispozicion të Policisë Rrugore.
/a.r