Artan Hoxha ka qenë i ftuar në një emision televiziv ku u diskutua për mega operacionin e SPAK, i cili goditi disa nga organizatat kryesore të krimit të organizuar në vend.
Hoxha shpjegoi se një nga personazhet kyç është Aleks Deda, i njohur me nofkën Leksi i Druve i cili ka qenë në shënjestër për t’u ekzekutuar disa herë dhe ka vajtur në SPAk për të rrëfyer ngjarje kriminale.
Hoxha tregoi disa nga momentet kyç të dosjes të SPAK.
Në fakt, janë vendosur 51 emra, por masa sigurie janë 50 deri tani. Nga e mërkura, ora 9 dhe deri të premte pas mesnate, është një periudhë e gjatë për një vend të vogël si Shqipëria. Me nivelin që ka krimi i organizuar, kemi të bëjmë me personazhe që kanë informacion të vazhdueshëm sepse kanë dekada në qarkullim. Ky 48 orësh, nga firmosja deri te fillimi i operacionit, nga disa vende të botës, ku janë shqiptarë, kam shkëmbyer telefonata sepse kishte një alert që diçka po ndodh.
Procedimi fillestar është nr.59 i vitit 2022. E mbaj mend sepse e kam ndjekur, bëhej fjalë për disa tentativa, për të vrarë një person në Lezhë me dron, tentuan tre herë. Ky njeri, e kam cilësuar thesar për SPAK, nuk ishte i njohur. Ai vajti vetë te SPAK sepse u ndje i rrezikuar nga të katër anët. Bëhet fjalë për Aleks Dedën, ose Leksi i Druve. Këtij i ishin bërë dy atentate. Mbijetoi dhe u largua nga Shqipëria me idenë që të qetësohen gjakrat. Ky u kthye në 6 mars 2022. Në datën 7 mars ka dalë në kafe në Lezhë, bashkë me Ardjan Nikulaj. Del te dera e lokalit, e qëllojnë por nuk e kapin plumbat. Ky kundër reagon.
Ka qenë mik me ish deputetin e PS, Arben Ndoka. Është i njohur me shumë personazhe nga Nikla dhe Fushë Kruja.
Në këtë hetim flitet edhe për ngjarjet e 8 shkurt 2015, kur është rrëmbyer Enver Stafuka, që u rrëmbye, torturua dhe u zhduk. E kanë marrë me uniforma policie, ka marrë pjesë në ngjarje shumë të rëndësishme. Ai është i regjistruar. Shullazi flet me pjesëtar të zonës së Niklës, thotë ta marrim peng filamin dhe ta bëjmë si filamin dhe të dëshmojë.
Shullazi është interesuar të marrë vesh se kush e ka bërë.
Ngjarja e fundit është ngjarja në të cilën, i është bërë atentat Durim Bamit. Të gjitha këto ngjarje, SPAK i ka marrë dhe punuar një nga një, mbështetur edhe nga deklarimet e Leksit të Druve, Nuredin Duamanit”, tha Hoxha./m.j