Një 20-vjeçar është marrë peng ditën e sotme nga 3 persona dhe e është dhunuar nga ata. Si rezultat janë arrestuar shtetasit Denis Baxhaku 36 vjeç, dhe Ermand Hoxha 31 vjeç, dhe u shpall në kërkim një 19-vjeçar, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
Po ashtu u arrestua shtetasi Teo Kolemico 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Polica sqaron se dyshohet se për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në sheshin “Skënderbej”, një 20-vjeçar, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa shtetasi Kolemico ka pasur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar atë në Polici./m.j