Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 28 vjeçar nga Saranda si dhe i ka sekuestruar atij rreth 7.5 kg kanabis sativa. Ndalimi ka ndodhur pas marrjes së informacioneve se Nikolas Hamzai, përmes automjetit të tij tipi Citroen, bënte transportin e drogës.
Arrestimi është bërë në aksin rrugor Tepelenë Progonat. Pas këqyrjes së automjetit, droga është gjednur në pjesën poshtë sediljeve të para, e mbështjellë me qeska dhe natriban.