Vijon të ketë ende mjaft konfuzion përsa i përket terroristit të tretë ose më saktë “personit me kapele”. Kthim mbrapa në Bruksel. Policia ende është në kërkim të “njeriut me kapele” , i dyshuari i tretë për sulmet në aeroportin e Brukselit. Policia belge thotë se gazetari i pavarur Faysal Cheffou është liruar për mungesë provash.
Policia belge ka shpërndarë videon e “personit me kapele”, i cili ndodhej së bashku me dy kamikazët e tjerë që shpërthyen në aeroportin Zaventem, Bruksel mëngjesit e 22 marsit, ku mbetën të vdekur 35 persona dhe plagosën mbi 300 të tjerë.
Në videon 32 sekonda shihet personi me kapele dhe xhaketë të bardhë, duke ecur në krah të dy kamikazëve të tjerë, të cilët u hodhën në erë në zonën e check-in më 22 mars.
Së bashku me videon policia ka shpërndarë dhe një deklaratë të shkurtër. Në të shkruhet: “Policia po përpiqet të identifikojë këtë person. Në qoftë se e njihni ose në qoftë se keni informacione për sa i përket sulmeve të 22 marsit ju lutem të kontaktoni në këtë numër 0800 30 300”.
Po ashtu mediat publikuan një video, ku Faysal shfaqet në rolin e gazetarit, duke mbrojtur emigrantët myslimane dhe denoncues i mënyrës se si ata trajtoheshin në kampet pritëse të refugjatëve.