Autori që qëlloi me armë zjarri ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico mund të mos ketë qenë thjesht një “ujk i vetmuar” siç besohej më parë, tha ministri i Brendshëm të dielën, raporton Reuters.
Fico nuk është më në rrezik për jetën por është edhe nën kujdes intensiv pasi u godit me katër plumba të mërkurën. Incidenti ka nxjerrë në pah polarizimin e thellë të politikës në vendin me 5.4 milionë banorë.
Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estok tha se ishte ngritur një ekip hetimor, i cili do të shqyrtonte nëse i dyshuari veproi si pjesë e një grupi njerëzish që kishin inkurajuar njëri-tjetrin për të kryer një atentat.
Sipas ministrit, një faktor që sugjeron përfshirjen e personave të tjerë ishte se komunikimet në internet të autorit ishin fshirë dy orë pas atentatit, jo nga i dyshuari por me shumë mundësi nga gruaja e tij.
“Kjo tregon se krimi mund të jetë kryer nga një grup i caktuar njerëzish,” tha Estok në një konferencë shtypi.