Shqipëria ka fanellën më të bukur midis 24 skuadrave pjesëmarrëse në Euro 2016.
Ky është rezultati i një votimi të kryer nga portali gjerman sport.de, për uniformat më të bukura.
Votuesit kanë zgjedhur fanellën e kuqezinjve, pasuar nga ajo e Turqisë dhe e Gjermanisë.
Fanella kuqezi fitoi 26 mijë vota, dy më tepër se ajo turke, ndërsa fanella gjermane, e renditur në vendin e tretë, mori 4 600 vota.
Më pas vazhdon Franca (3200) e Belgjika (1900). D vendet e fundit mbahen nga Sllovakia (286) Dhe Ukraina (284) vota.