Portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer, është larguar nga skuadra kombëtare për miqësoren me Italinë për shkak të një sëmundjeje. Portieri i Bayernit, që u paraqit në humbjen 3 me 2 nga Anglia në Berlin, do të mungojë të martën për shkak të problemeve në bark.
Joachim Low ka në bankinë edhe Marc-Andre ter Stegen, derisa Kevin Trapp dhe Bernd Leno mund të debutojnë. “Manuel Neuer ka lënë skuadrën për shkak të një sëmundjeje në bark. I urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e skuadrës gjermane.