Sipërmarrësi më i madh i peshkut në Shqipëri, Gjergj Luca ka nxjerrë në treg peshkun ton.
“Për të gjithë skeptikët, që kur unë flas për punën e peshkun më bëjnë komente pa lidhje. Ky është Yellowfin, shikoje çfarë ngjyre ka. Ky Yellowfin pasi kalon në një makineri me gjilpëra i injektohet ngjyrë brenda dhe prej këtej del ky prodhimi që shikoni ju. Del ky prodhimi që shikoni ju këtu.
Është prodhimi i ngjyrosur me një ton që vjen nga Afrika. Ky hyn pa asnjë lloj vlere në tregun tonë. Ndërsa ky këtu që ka pushtuar të gjithë markatat e mira të Evropës, Amerikës dhe Kanadasë, po e afrojmë edhe në një mënyrë tjetër për të gjitha restorantet e Shqipërisë. Këto do ua vëmë në dispozicion restoranteve për sushi për tartar, për krudo, bërxolla…”, thotë Luca mes të tjerash.
Luca nisi për herë të parë përpunimin e peshkut ton në Shqipëri, aq i kërkuar në tregjet botërore dhe tashmë e ka nxjerrë në shitje.
Ai i përket një cilësie të lartë dhe është përpunuar me teknologji moderne të avancuar./m.j
Ka ardhur koha qe gjergj luci te nxjerre peshkun ton ne treg,njekosisht edhe te gjitha ato zollumet e tije galopante.Shume shpejte do lexojme urdher arrestin per invesitorin strategjik me pasurite e parate e taksa paguesve shqiptare.Kto pasuri e para ja ka dhuruar k/haduti i shqiptarve sh edvin.