Ministri i Brendshëm Taulan Balla ka publikuar pamje nga operacioni i sotëm me 43 urdhër arreste pas zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale nga SPAK.
Operacioni u ndërmor në disa qytete dhe vijoi prej orëve të para të mëngjesit të sotëm
“Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit. Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj” shkruan Balla./m.j