Kryeministri i Belgjikës, Alexandre de Croix , shkoi në kundërsulm kur iu tha nga stafi i tij se një producent lokal i radios gjoja u kishte kërkuar dëgjuesve që ta qëllonin.
Pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico dhe kërcënimeve me vdekje për shefin e qeverisë polake Donald Tusk, edhe në Belgjikë ka pasur thirrje për të qëlluar mbi kreun e ekzekutivit.
Politico raporton se kryeministri Alexander de Croix ka ngritur një padi kundër një gazetari lokal, i cili gjatë një emisioni radiofonik u ka kërkuar dëgjuesve që të qëllojnë mbi shefin e qeverisë.
Siç raportohet nga rrjeti i transmetimit publik flamand VRT, drejtuesi i radios së stacionit lokal Wagerem1 nuk ngurroi të thoshte gjatë transmetimit të tij: “Për të gjithë ata që po mendojnë të qëllojnë Alexander de Cro, por nuk guxojnë për shkak të sigurisë që ka ky djalë. E shihni se është e mundur të qëlloni një kryeministër. Kështu që unë do të thoja: Vazhdoni!”./m.j