Një ditë pas vrasjes makabre të Enkelejda Danaj, nga bashkësorti i saj Eduart Danaj në Greqi, mediat greke kanë publikuar dëshminë e së ndjerës.
40-vjeçarja fatkeqe u vra me thikë nga bashkëshorti i saj mëgjesin e djeshëm rrugës për në punë.
Autori u arrestua disa orë pas vrasjes, ndërsa u shpreh i papenduar për krimin e rëndë, duke akuzuar 40-vjeçare për tradhti.
Ndërkaq vëllai i Enkelejdës ka treguar për protothema.gr detaje rrëqethëse nga dhuna sistematike e Eduardit ndaj 40-vjeçares.
Ai tha se motra e tij është dhunuar nga i shoqi edhe kur ka qenë shtatzëne me femijën e parë. Ai tha se kur Enkelejda ishte shtazëne me fëmijën e parë i shoqi ia kishte futur kokën në klor (pastrues me acit per banjot).
“Ai e përndiqte vazhdimisht, ishte i dhunshëm. Ndonëse motra ime e dononcoi vetëm tre herë në polici për dhunë, por rastet janë me shumë. Ka patur rreth 40 episode dhunë ndaj ime motër. Ai e kishte kërcënuar disa herë me thikë dhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, i kishte futur kokën në klor. Vazhdimisht kërcënonte edhe fëmijët, pinte shumë alkoll dhe nuk dinte se çfarë bënte...”, tregon ai për protothema.gr.
“Ne kërkojmë që të vendoset drejtësia dhe motra ime të jetë gruaja e fundit që vritet nfa burri. Ata ishin ndarë prej një viti e gjysmë por ai nuk pushoi kurrë së përndjekuri dhe kërcënuari. Ai ishte pijanec dhe mendonte se ne të gjithë ishim të padrejtë ndaj tij. Shkonim çdo javë në komisariat, e mbanin një ditë dhe e lironin. Kjo ndodhte gjatë gjithë kohës. Na kishte kërcënuar edhe ne…”, tha vëllai i saj.
“Motra ime ishte një zonjë që i rriti fëmijët e saj me dinjitet dhe pavarësisht vuajtjeve ajo gjithmonë kishte një buzëqeshje”, tha vëllai i Enkelejdës.
I bukur vëlla. E paske ditur që e dhunonte dhe se ndihmove. Çfar vlere ka ta thuash tani.