Më pak se një muaj nga nisja e Kampionatit Europian, Euro 2024, trajneri Julian Nagelsmann ka publikuar listën e futbollistëve që do të përfaqësojnë Gjermaninë në kompeticionin më të rëndësishëm për kombëtaret në Europë.
Tifozët e Gjermanisë kanë mbetur të befasua nga lista pasi në të mungojnë emra të rëndësishëm, si Goretzka i Bayern, por edhe 3 yjet e Dortmundit, të cilët do të luajnë finalen e Champions League ndaj Realit të Madridit, Hummels, Brandt dhe Adeyemi.
Në këtë listë bëjnë pjesë 27 lojtarë dhe të paktën njëri prej tyre do të lihet jashtë Europianit. Megjithatë, Nagelsmann mund të zgjedhë që të lërë jashtë edhe 4 lojtarë dhe të shkojë në Euro 2024 me vetëm 23 lojtarë, pasi UEFA mori pak ditë më parë vendimin që trajnerët të vendosin vetë nëse duan të grumbullojë 23 apo 26 lojtarë.
Deri tani, nga Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka asnjë njoftim për datën kur pritet të publikohet lista për Europianin, e cila po pritet me shumë kuriozitet nga tifozët kuqezi. Para Euro 2024, Shqipëria do të luajë edhe dy ndeshje miqësore, ndaj Lihtenshtajnit më 3 qershor dhe 4 ditë më pas ndaj Azerbajxhanit.