Avokatët e ish-kryeministrit, Sali Berisha, depozitojnë në GJKKO kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Sipas mbrojtësve, Gjoka është në kushtet e papajtueshmërisë, për shkak të ekzistencës së një vendimi të Gjykatës Administrative të Athinës, të vitit 2004, për ndalim të lëvizjes së Gjokës në zonën Shengen për 10 vite, vendim që nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.
Në seancën e 14 majit, avokatët ftuan gjyqtaren Gjoka të hiqte dorë nga gjykimi, duke i prezantuar vendimin e palës greke, si edhe një kopje të gazetës “Protothema”, ku ishte publikuar vendimi.
/a.r