Momentet e fundit dramatike që 40-vjeçarja shqiptare ka jetuar në Menidi para se të vritej me thikë, i ka përshkruar një biznesmene e zonës, e cila lajmin tragjik e mësoi nga një klient i saj.
Siç tregon biznesmenja, e cila në atë moment ndodhej në dyqanin e saj, klienti dëgjoi vajzën që thërriste për ndihmë dhe njoftoi Policinë.
Në mëngjes vij në orën 5:10, pi kafen dhe hyn një klient dhe më thotë ‘mbylle derën, mos e hap derën se kanë vrarë një vajzë këtu, kam marrë Policinë’.
Vajza bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’ dhe thirri policinë”, tregon biznesmenia.
40-vjeçarja shqiptare u gjet e pajetë me një thikë në bark dhe e mbuluar në gjak këtë mëngjes.
Autoritetet greke dyshojnë se autori është burri i saj, gjithashtu me origjinë shqiptare.
Mediet greke zbuluan se çifti ishin në proces divorci dhe 40-vjeçarja më herët e kishte denoncuar për dhunë në familje.
Policia greke vijon punën për kapjen e autorit.
/a.r