Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji, është përplasur me nënkryetarin e Komisionit, Toni Gogu, përpara gazetarëve.
Kur Gogu po jepte deklaratën e tij për mediat, Salianji ndërhyri duke thënë: “Hajdeni aty se kemi mbledhje, për 5 minuta fillojmë”.
Gogu: Ky zotëria që vjen këtu me këtë sjellje, këtë qasje. Kjo është qasja.
Salianji: O zotëri, për çfarë e pyesni kot, ky gënjen në publik. Apo e shikoni kështu me kravatë dhe…
Gogu: Të lutem, respekto qytetarët shqiptarë që na ndjekin.
Salianji: Sapo të ka ardhur një person aty, hajde.
Gogu: E dinë shqiptarët kush mashtron.
Salianji: Mashtrues me dokumente.
Gogu: E dimë kush jep llogari para gjykatës për mashtrim.
/a.r