Mes debateve në mbledhjen e Komisionit Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit “TIMS”, nënkryetari Toni Gogu i kërkoi Salianjit të hedhë në votim kërkesën e Ministrit të Brendshëm, që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar.
Në mënyrë simbolike Gogu i ka vendosur Salianjit përpara një letër ku shkruhet “zbato ligjin”. Letrën e hoqi më pas deputeti i opozitës, Lefter Gështenja. Mbledhja u ndërpre pasi PS kërkoi disa minuta pushim./m.j