Konferenca e Kryetarëve ka vendosur të shtyjë diskutimin në lidhje me projekt rezolutën e Partisë Socialiste për reformën në administratë dhe antikorrupsionin.
Shkak është bërë mungesa e kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.
Burime bëjnë me dije se do të kërkohet një diskutim më i gjerë në një mbledhje tjetër.
Ndërkohë, në Konferencën e Kryetarëve u vendos që më datë 23 maj, në orën 14:30, të mbahet një seancë e posaçme plenare për fjalën e presidents së Sllovenisë që pritet të vizitojë Shqipërinë.
Kujtojmë se gjithashtu marrja në pyetje e Gazment Bardhit u shty pasi ky i fundit njoftoi se do të udhëtonte jashtë dhe nuk do të ishte i pranishëm në vend për 10 ditë.
/a.r